Lufta/ 4 të vrarë e 44 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Pamjet kur goditet godina qeveritare në Kiev

Lufta/ 4 të vrarë e 44 të plagosur nga sulmet ruse në Ukrainë! Pamjet kur goditet godina qeveritare në Kiev

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, informoi se katër persona kanë humbur jetën në të gjithë vendin si pasojë e sulmeve ruse gjatë natës. Së paku 44 të tjerë kanë mbetur të lënduar, sipas postimit të Zelensky në X. Ndërkohë Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, ka publikuar në rrjetet e saj sociale imazhe që tregojnë dëmet që sulmi rus shkaktoi duke i vënë zjarrin njërës prej ndërtesave kryesore të Qeverisë ukrainase në Kiev, dhe i ka lënë të vdekur tre persona, përfshirë një foshnje, trupi i së cilës është nxjerrë nga rrënojat, Në pamje duket zjarri në katet e sipërme dhe tymi që ngrihet mbi ndërtesë. Svyrydenko tha se çatia dhe katet e sipërme “u goditën në sulmin e armikut”, por shtoi se “Zjarrfikësit po shuanin flakët”....