Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Masakër në Melburn, dy të mitur të vrarë me thikë nga një grup i maskuar
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Melburn të Australisë, ku dy djem të moshës 12 dhe 15 vjeç janë vrarë me thikë nga një grup i maskuar dhe i armatosur. Sipas policisë së Viktorias, sulmet ndodhën në dy lokacione të afërta. Fëmija 12-vjeçar u gjet i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë pak pas mbërritjes së ambulancës. Viktima tjetër, 15 vjeç, u gjet i pajetë pak më vonë në një rrugë pranë vendit të parë të krimit. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë se autorët janë rreth tetë persona me fytyra të mbuluara. Viktimat nuk kishin lidhje me ndonjë grup kriminal, çka e bën aktin edhe më të pakuptimtë. Hetimet janë në vijim për të zbuluar nëse sulmi ishte i qëllimshëm apo...