Leao si CR7 dhe Mbappe, Allegri i vendos një objektiv: 20 gola sezonalë

Leao si CR7 dhe Mbappe, Allegri i vendos një objektiv: 20 gola sezonalë

7 Shtator 2025 13:50 Telesport Mbrojtja me tre lojtarë nuk është ndryshimi i vetëm që Massimiliano Allegri ka sjellë te Milani. Trajneri ka vendosur të bëjë një tjetër ndryshim rrënjësor në skuadër dhe ka të bëjë me portugezin Rafa Leao. Allegri e sheh atë si qendërsulmues dhe po e provon si të tillë prej disa ndeshjesh. Duke qenë se Leao ka një fizik të llahtarshëm dhe goditje të mirë, tekniku mendon se ai mund të kthehet në qendërsulmues tipik, pra si 9-sh. Një gjë e tillë ka ndodhur ndër vite me Cristiano Ronaldon, por edhe me Kylian Mbappe. Sipas medias italiane, objektivi është i qartë: Leao duhet të shënojë 20 gola këtë sezon.