Viti i ri shkollor / Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

Viti i ri shkollor / Dyfishohet numri i oficerëve të sigurisë, forcohen masat që ndalojnë celularët në mësim

Të gjitha institucionet arsimore publike dhe jopublike të arsimit para universitar nisin vitin e ri shkollor. Me përfundimin e regjistrimeve si me shpërndarjen e teksteve shkollore falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin në arsimin para universitar viti i ri shkollor nis me risi. Udhëzimet e bëra publike më herët nga Ministria e Arsimit dhe Sportit rikujtojnë se përdorimi i telefonave në mësim apo në ambientet e shkollës do të jetë i ndaluar me forcimin e masave për shkelësit. Ministria ka përcaktuar qartë se telefoni nuk lejohet të mbahet edhe gjatë testimeve. Çdo nxënës që kapet me pajisje elektronike gjatë provimit, do të trajtohet si rast i kopjimit dhe do të përballet me masa që shkojnë deri në anulimin e provimit dhe penalizime...