Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër

Vetëvendosje propozon sërish Kurtin për kryeministër

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka propozuar kryetarin e saj, Albin Kurtin, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, për një tjetër mandat në krye të Qeverisë. Kurti është propozuar me votë unanime në mbledhjen e 59-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, të mbajtur të dielën. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë duke fituar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës – të pamjaftueshme për të formuar vetë Qeverinë. Në fjalimin e tij, Kurti i ka falënderuar anëtarët e partisë për besimin e dhënë, dhe e ka shpalour programin e asaj që e ka quajtur qeverisje të re. Mes tjerash, Kurti ka përmendur synimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO. LVV e ka marrë vendimin...