Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
U qëllua me breshëri brenda në makinë, ky është Bashkim Spahiu që mbeti i vdekur mbrëmë
Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në LLapshticë të Podujevës ku një shtetas u ekzekutua me breshëri plumbash brenda automjetit të tij. Sipas mediave vendase mësohet se rreth orës 19:30, Bashkim Spahiu, banues në fshatin Gllamnik, u qëllua për vdekje me 10 plumba teksa ishte duke qëndruar brenda automjetit të tij. Pas ngjarjes autori u largua me shpejtësi ndërkohë që policia ka bërë të mundur identifikimin e këtij shtetasi. Arbër Havolli dyshohet të jetë autori i cili qëlloi me breshëri mbi Spahiun, i cili fatkeqësisht humbi jetën në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të këtij atentati, ndërkohë që deri më tani nuk dihen arsyet të cilat mund të kenë çuar Havollin drejt këtij akti ekstrem....