Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nga Xi te gjigantët e teknologjisë, “perandorët” që duan pushtet e përjetësi!
Analizë e La Stampa, nga Monica Maggioni Skena që duket si film, por është realitet… Ndërsa Putin, Xi dhe Modi shtrëngojnë duart në Pekin si sfidë ndaj Perëndimit, në Washington një personazh i pazakontë hyn në Pentagon dhe e quan veten “Ministër i Luftës”. Pete Hegseth, aktualisht në këtë rol, deklaron se ushtria amerikane duhet të jetë më e fortë dhe e gatshme për “luftë të vërtetë”, ndërsa para kamerave duket si ushtar nga një film lufte. Në të njëjtën kohë, Trump mblodhi gjigantët e teknologjisë, nga Google te Meta dhe OpenAI për të treguar se ata, në fakt, janë në duart e tij. Një performancë e pashembullt e politikës dhe pushtetit: miliarderët japin komplimente dhe tregojnë përkushtim ndaj “Amerikës së Madhe” dhe liderit suprem....