Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pse Meloni u betua me një kostum Armani?
Giorgio Armani i tregoi botës se Italia mund të jetë e madhe pa sakrifikuar identitetin e saj, ndërkohë që Armani ishte traditë, elegancë, rafinim, maturi dhe ikonë, shkruan kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në një artikull për ”Corriere della Sera” duke i bërë homazh kujtimit të stilistit të madh. “Esenca e ‘Made in Italy’ është një kombinim talenti, vëmendjeje ndaj detajeve dhe kujdesit për punonjësit tanë. Këto karakteristika i bëjnë kompanitë tona të vlerësuara dhe të dashura në të gjithë botën dhe te Armani ato kanë gjetur një sintezë madhështore. Ai ndihmoi në ngritjen e shkëlqimit italian në stilin e veshjeve në një nivel ndërkombëtar, duke trajnuar breza profesionistësh”, shton ajo. ”Krijimet e tij kanë shoqëruar disa nga momentet më domethënëse të jetës sime”, thekson Meloni....