Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Goditet një tjetër rast i kultivimit të kanabisit në Malësinë e Madhe/ Sekuestrohen rreth 10 mijë rrënjë, të arrestuar
Policia e Shkodrës ka finalizuar një tjetër operacion kundër kultivimit të paligjshëm të bimëve narkotike, duke sekuestruar rreth 10 mijë rrënjë kanabis sativa në zonën e Bajzës, Malësi e Madhe. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë aksionit u arrestuan 10 persona, të dyshuar si të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Bimët narkotike ishin kultivuar si në ambiente të hapura, ashtu edhe në një serë të improvizuar pranë zonës. Policia bën me dije se hetimet po vijojnë për të identifikuar dhe ndëshkuar të gjithë personat e përfshirë në organizimin dhe kultivimin e lëndës narkotike. Ky është rasti i tretë që goditet në Malësinë e Madhe brenda pak ditësh. Më herët, autoritetet sekuestruan rreth 2 mijë rrënjë në një rast dhe afro 5 mijë rrënjë në një tjetër, duke...