‘Nuk ikim’/ Banorët e Gazës sfidojnë urdhrat e IDF, eksodi që nuk po ndodh…

‘Nuk ikim’/ Banorët e Gazës sfidojnë urdhrat e IDF, eksodi që nuk po ndodh…

Kur fletushkat e ushtrisë izraelite bien nga qielli, për banorët e Gazës kjo është shenja se duhet të braktisin shtëpitë e tyre. Rosey, e bllokuar në Gaza, i filmon nga dritarja e apartamentit të saj teksa bien mbi horizontin e mbuluar me tym, “si konfeti të trishta”. Ajo tregon se ushtria izraelite u kërkon banorëve të shpërngulen drejt al-Mawasi, por thotë me bindje se: Unë nuk iki. Nëse do të vdes, do të vdes në këtë apartament, jo duke ikur apo në një tendë. Në rrjetet sociale qarkullojnë edhe video të tjera. Një burrë përpara rrënojave të Mushtaha Tower i drejtohet botës: Do të vdesim në Gaza, thuajini Netanyahu-t që nuk largohemi. Në një tjetër video, fëmijë që grisin fletushkat dhe i hedhin në ajër bërtasin: Nuk...