Ministrja Albana Koçiu ndan një moment impresionues me “gjyshen e fëmijëve” në “Zyber Hallulli”

Ministrja Albana Koçiu ndan një moment impresionues me “gjyshen e fëmijëve” në “Zyber Hallulli”

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka ndarë me ndjekësit e saj një video të veçantë, ku shfaqet një figurë e dashur për fëmijët e shtëpisë “Zyber Hallulli” — Zhuljeta, një gjyshe e vërtetë në kuptimin më të bukur të fjalës. “Zhuljetën e takova në kampin e fëmijëve dhe më la mbresa me dashurinë, urtësinë dhe përkujdesjen e saj,” shkruan ministrja në postimin e saj. Si pjesë e projektit “Gjyshet për fëmijët”, Zhuljeta viziton shpesh fëmijët e kësaj qendre, duke u bërë për ta një figurë e ngrohtë dhe mbështetëse, ashtu si vetëm gjyshet dinë të japin. Ky projekt synon të krijojë ura dashurie dhe kujdesi ndërmjet brezave, duke sjellë në jetën e fëmijëve që jetojnë në institucione një ndjenjë familjariteti dhe përkatësie....