Dyshohet për helmim/ Nuredin Dumani po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët

Dyshohet për helmim/ Nuredin Dumani po hante karkaleca në burg dhe i ra të fikët

Nga Elton Qyno Nuredin Dumani, një nga dëshmitarët që SPAK, e ka si “xhevahirin” rezervë në të paktën 11 dosje për Krimin e Organizuar, mbrëmjen e djeshme ka pësuar një gjëndje të fikti, duke vënë në alarm Drejtorinë e Përgjithme të Burgjeve dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. I penduari, që ka pranuar pjesëmarjen e tij në mbi 13 atentate me armë dhe një seri grabitjesh me dhunë e armë zjarri të kryera në disa qytete të vendit, ka qënë duke ngrënë karkaleca në qelinë e tij.Kur befas zemra e tij problematike, ka pësuar ç’regullim rrahjesh dhe më tej trupi ka humbur qëndrueshmërinë dhe ka rënë në gjëndje të fikti. Kjo situatë është vërejtur nga punonjësit e policisë së Burgjeve, që janë të stacionuar me...