Rusia sulmoi ndërtesën e qeverisë, Zelensky alarmon aleatët

Rusia sulmoi ndërtesën e qeverisë, Zelensky alarmon aleatët

Në orët e para të së dielës, 7 shtator, Rusia realizoi sulmin më të madh deri më tani prej nisjes së luftës në Ukrainë. Rreth 805 dronë u hodhën mbi Kiev. Mes tre viktimave edhe një foshnje, ndërkohë që janë regjistruar 18 të plagosur. Për herë të parë që nga fillimi i agresionit ndaj Ukrainës, rusët sulmuan edhe një nga ndërtesat kryesore të qeverisë në qendër të Kievit. Në reagimin e tij të parë pas sulmeve ajrore të natës nga Rusia, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje aleatëve të vendit që të zbatojnë plotësisht marrëveshjet e arritura në Paris, gjatë takimit të fundit të Koalicionit të të Gatshmëve. Në një mesazh të publikuar në Telegram, Zelensky njofton se Ukraina është goditur nga...