Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Humbja me PSG ishte brutale. Nuk flisja dot për 5 ditë me shokët”
7 Shtator 2025 10:29 Telesport Në rrëfimin e tij të fundit për mediat, Lautaro Martinez ka treguar respekt për ish-trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili la zikaltrit për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Kjo ndodhi fill pas humbjes shkatërruese në finalen e Champions League me PSG. “Të gjithë kanë të drejtën për të marrë vendime për veten. Trajneri nuk na tha kurrë se kishte marrë ndonjë ofertë. Nuk i dinim planet e tij. Gjithsesi, kemi qenë rehat me të. Ai na jepte fuqi në fushë me motivimin që sillte. Ka qenë profesionist”. “Finalja me PSG? E kishim të pamundur të tregonim aftësitë tona dhe të zbatonim planin që kishim. PSG ishte skuadër brutale në atë finale dhe e merituan suksesin. Kam qenë në ankth...