Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ethet e qeverisë së re, Kalaja: Do ketë emra të opozitës në kabinetin “Rama 4”
Ish-Kandidati i Partisë Demokratike për deputet në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja tha në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2 CNN se në kabinetin “Rama 4” mund të kemi zyrtarë të djathtë apo zëra nga opozita. “Unë mendoj që edhe eksponentë të caktuar ndoshta të opozitës apo djathtas mund të kalojnë me qeverinë. Kjo ka ndodh nëpër bashkitë e Shqipërisë dhe nuk do jetë ndonjë lajm. Nuk flas dot me emra konkretë. Por pyetja ime e madhe është cili do jetë metri i Ramës për të vlerësuar njerëzit që do përfshije në kabinet. Më para kemi pasur njerëz politikë, ministra, që kishin një lloj autoriteti dhe bazë votash dhe vendimmarrja i buronte nga vota, zonat e vështira ku kishte fituar”, tha Kalaja në “Terminal”...