“Shqipëria në Evropë, e ndërlidhur me botën”, Tirana bëhet qendër e diplomacisë për tre ditë

“Shqipëria në Evropë, e ndërlidhur me botën”, Tirana bëhet qendër e diplomacisë për tre ditë

Gjatë tri ditëve në vijim, ambasadorët shqiptarë të akredituar nëpër botë do të jenë në Tiranë për të marrë pjesë në Konferencën vjetore #Diplo2025. Me titull “Shqipëria 2030: në Evropë, e ndërlidhur me botën”, konferenca do të zhvillohet në formën e paneleve me pjesëmarrjen e ekspertëve vendas dhe ndërkombëtarë. Diskutimet do të fokusohen në integrimin evropian të Shqipërisë dhe të rajonit, diplomacinë ekonomike, si edhe në çështjet e sigurisë rajonale e globale. Ky është një pikëtakim i rëndësishëm i shërbimit të jashtëm për të përcaktuar prioritetet, për të adresuar sfidat kryesore dhe për të forcuar shërbimin konsullor për qytetarët shqiptarë. Diplo2025 do të zhvillohet në mjediset e Bankës së Shqipërisë (ish-hotel Dajti), ndërsa panelet e konferencës do të transmetohen drejtpërdrejt (“livestream”) në rrjetin social Facebook...