Qeveria e re mban “peng” PD/ Skema e Edi Ramës bllokon Berishën

Qeveria e re mban “peng” PD/ Skema e Edi Ramës bllokon Berishën

Edi Rama pritet të njoftojë më 11 shtator, gjatë mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS-së, përbërjen e Qeverisë së re. Kjo është pika kryesore e mbledhjes së forumit më të lartë drejtues të Partisë Socialiste dhe ndoshta pjesa më me interes gjatë fjalimit që do të mbajë Kryeministri. Deri më tani, Rama ka preferuar të mbrojë në mënyrë hermetike emrat që do të jenë pjesë e Qeverisë në mandatin e 4-t rradhazi si Kryeministër, ndërsa herë pas here qarkullojnë ide se në cabinet mund të përfshihen edhe teknokratë nga rradhët e opozitës. Kjo ide ka ngjitur, ose më saktë, ka nisur të besohet edhe në rradhët e opozitës, aq sa duket si një skemë e ngritur me kujdes që e ka futur partinë më të...