Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
RENEA “blindon” Rinasin/ Ekstradohet Soni Pepa, një nga “kokat” e trafikut të drogës, pjesë e klanit ‘Çopja’
TTRANË- Është ekstraduar nga Santo Domingo në Shqipëri, Soni Pepa. 40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, ndërsa më 3 shtator u ndalua në Punta Cana. Siç bëhet me dije nga policia, ekstradimi i tij u bë i mundur në orët e para të mëngjesit të sotëm, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tirana dhe Santo Domingo. Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" për trafikim të narkotikëve, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale. Njoftimi: Policia e Shtetit/ Finalizohet ekstradimi i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., nga Punta Cana/Republika Domenikane, në Shqipëri. Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane,...