Kremtohet sot 35-vjetori i shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut

Kremtohet sot 35-vjetori i shpalljes së Kushtetutës së Kaçanikut

Sot, më 7 shtator 2025, bëhen 35 vjet nga shpallja e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, e njohur si “Kushtetuta e Kaçanikut”. Dy muaj pas shpalljes së Deklaratës Kushtetuese (7 shtator), e njohur si “Deklarata e Pavarësisë”,( Më 2 korrik 1990, delegatët e Kuvendit miratuan publikisht Deklaratën Kushtetuese) të njëjtët delegatë nxorën aktin më të lartë juridik – Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me këtë ata edhe formalisht e shpallën Kosovën Republikë. Shpallja e Kushtetutës së Kosovës është bërë në Kaçanik më 7 shtator 1990, në një organizim të fshehtë, pasi vendi ishte i mbushur nga forcat policore dhe ushtarake të pushtuesit, të cilit kishin nisur një spastrim të hapur të institucioneve të Kosovës, duke i larguar punëtorët shqiptarë dhe futjen e masave të...