Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Firmat piramidale” online, ekspertja: Gruaja në Lushnje futi paratë e qivurit të burrit
Ekspertja për teknologjinë, Denisa Kele zbuloi në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN detaje nga mënyra sesi ka funksionuar skema e piramidave online përmes platformave si TXEX, me të cilën i janë zhvatur milionë euro qytetarëve shqiptarë. Ajo tregoi edhe raste konkrete nga qyteti i Lushnjës apo Divjakës, ku persona të caktuar kanë depozituar në këto skema shuma parash nga kursimet, apo shpenzimet për arsimin e fëmijëve. Sipas saj është shfrytëzuar mjaft mirë nga të ashtëquajturit agjentë ideja se me kriptovaluta mund të pasurohesh shpejtë, për t’i joshur qytetarët që të investojnë. “Ajo që e dëmton këtë që dëgjon është edhe i gjithë popullariteti i kriptove që kanë të paktën këto dy vitet e fundit. Dhe duke qenë se qytetarët dëgjojnë se me kripto...