Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rusia sulmon me dronë Kievin, 3 të vdekur dhe 18 të plagosur/ Mes viktimave edhe një foshnje
Rusia vijon sulmet ajrore mbi Ukrainën, duke shkaktuar viktima të pafajshme dhe dëme të rënda në Kiev. Tre persona, mes tyre një foshnje dhe një grua e re, humbën jetën, ndërsa 18 të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet me dronë dhe raketa që goditën gjatë natës. Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se një godinë qeveritare në qendër të qytetit u përfshi nga flakët pas bombardimeve. Sipas tij, mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë, ndërsa një e moshuar gjeti vdekjen në një strehimore në distriktin Darnytskyi, në lindje të lumit Dnipro. Në zonën perëndimore të Sviatoshynskyt, disa kate të një pallati 9-katësh u shkatërruan pjesërisht, ndërsa u përfshinë në flakë një pallat 16-katësh dhe dy ndërtesa të tjera. Fotografitë e publikuara nga...