Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Rusia godet për herë të parë një ndërtesë qeveritare, 805 dronë dhe 13 raketa drejt Ukrainës, raportohet për viktima dhe të plagosur
Rusia ka sulmuar Ukrainën me 805 dronë dhe 13 raketa gjatë natës. Forcat ajrore të Ukrainës thonë se 751 dronë u rrëzuan. Si pasojë e sulmeve të paktën 2 persona janë vrarë dhe 13 të tjerë janë plagosur. Një nga viktimat ishte një foshnjë njëvjeçare, trupi i të cilës u nxor nga rrënojat, tha kreu i administratës ushtarake të Kievit, Tymur Tkachenko. Besohet gjithashtu se është vrarë edhe një grua e re. Tkachenko u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore dhe deklaroi se Rusia “po godet qëllimisht objektet civile”. Gjithashtu nga sulmet është dëmtuar ndërtesa e Kabinetit në Kiev, e cila është ndërtesa e parë qeveritare që goditet. Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko thotë se çatia dhe katet e sipërme të ndërtesës së...