Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Sulm i paprecedentë në ‘zemër’ të Kievit/ Goditet për herë të parë ndërtesa qeveritare nga Rusia
Për herë të parë që nga fillimi i agresionit rus, një nga ndërtesat kryesore të qeverisë në qendër të Kievit është goditur drejtpërdrejt nga një sulm ajror rus gjatë natës. Kryeministrja e Ukrainës, Yulia Svyrydenko, konfirmoi përmes një postimi në Facebook se godina qeveritare ka pësuar dëme të konsiderueshme në çati dhe në katet e sipërme për shkak të sulmit, ndërsa ekipet e shpëtimit po punojnë për të shuar flakët. Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko, tha se ndërtesa ndodhet në distriktin qendror Pecherskyi dhe se zjarri u shkaktua nga një sulm i dyshuar me dron. Ai shtoi se zjarrfikësit janë ende në vendngjarje. Përveç ndërtesës së qeverisë, janë goditur edhe një magazinë, një ndërtesë banimi 16-katëshe dhe një tjetër godinë 4-katëshe në zona...