Pelegrinazhi i parë historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan/ Hapet “Porta e Shenjtë” për komunitetin

Pelegrinazhi i parë historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan/ Hapet “Porta e Shenjtë” për komunitetin

Për herë të parë në histori, rreth 1,400 katolikë LGBTQ+ nga 20 vende të ndryshme kanë marrë pjesë në një pelegrinazh zyrtar të njohur nga Vatikani, në kuadër të Vitit Jubilar të Kishës Katolike Të veshur me ngjyra ylberi dhe duke mbajtur kryqe, pelegrinët morën pjesë në vigjile lutjesh, meshë dhe aktivitete shpirtërore këtë fundjavë në Romë. Në një nga momentet më domethënëse të pelegrinazhit, anëtarët e komunitetit LGBTQ+ kaluan përmes Portës së Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, një simbol i fuqishëm i pajtimit dhe mëshirës, që hapet vetëm një herë në 25 vjet, gjatë viteve jubilarë. “Jo vetëm që personat LGBTQ po ecin për të treguar se janë pjesë e Kishës, por vetë institucionet zyrtare të Kishës po i mirëpresin dhe po ndihmojnë...