Zbardhen detaje nga vrasja në Podujevë/ Identifikohet autori, qëlloi me breshëri plumbash drejt viktimës brenda mjetit

Zbardhen detaje nga vrasja në Podujevë/ Identifikohet autori, qëlloi me breshëri plumbash drejt viktimës brenda mjetit

Zbardhen detaje të reja nga vrasja mbrëmjen e së shtunës në Podujevë. Sipas mediave të Kosovës, viktima është Bashkim Spahiu nga fshati Gllamnik, i cili raportohet se është vrarë me 10 plumba në veturën e tij. Ndërsa, autori dyshohet të jetë Arbër Havolli. Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, njoftoi një ditë më parë se lidhur me rastin ata kanë marrë informata për të shtëna me armë rreth orës 19:30. Po ashtu hetuesit policorë në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetim për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vrasjes.