Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pjesë e organizatës së Çopjave dhe “koka” e trafikut të kokainës, ekstradohet në Shqipëri Vilson Pepa
Ekstradohet nga Republika Dominikane Vilson Pepa, pjesë e organizatës së Ervis Çelës dhe Franc Çopjas. Pepa u ndalua më 3 shtator në Santo Domingo, ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë me dije se 41-vjeçari është ekstraduar drejt Shqipërisë me qëllim për t’u përballur me drejtësinë në vendin tonë. Njoftimi i policisë: Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin...