Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Tirana dhe Pogradeci dy finalistet e Kupës së Federatës, “dorëzohen” Partizani e Skënderbeu
7 Shtator 2025 5:38 Telesport Tirana dhe Pogradeci janë dy skuadrat finaliste të Kupës së Federatës në voilejboll për meshkuj. Në dy ndeshjet gjysmëfinale të luajtura në Farkë, ato fituan respektivisht ndaj Partizanit dhe Skënderbeut. Skuadra bardheblu fitoi pa probleme 3-0 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas (25-19, 25-14, 25-19). Diferencat në fushë mes dy ekipeve ishin të ndjeshme, ndaj fitorja e Tiranës ishte e merituar, duke e nisur sezonin si kampione në fuqi. Më i bukur derbi juglindor, ku Pogradeci vuajti shumë për të mundur 3-0 Skënderbeun (25-18, 26-24, 30-28). Me përjashtim të setit të parë, dy të tjerët ishin mjaft të ekuilibruar, vendosur në pikët shtesë. Skuadra liqenore del për herë të parë në finalen e një eventi të madh, duke kërkuar edhe trofeun...