Angazhimi i aktorit të famshëm në ushtrinë gjermane — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin

Angazhimi i aktorit të famshëm në ushtrinë gjermane — Intervista ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Shtator 2025 “La Tribuna” ka botuar, të dielën e 7 shkurtit 1915, në faqen n°3, intervistën ekskluzive me Aleksandër Moisiun në Berlin rreth angazhimit të tij asokohe në ushtrinë gjermane, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : Një intervistë me Moisiun, aktor dhe ushtar Burimi : La Tribuna, e diel, 7 shkurt 1915, faqe n°3 Në një nga shumë kafenetë e modës, të cilat, pavarësisht luftës, janë shumë të mbushura me njerëz, një ushtar këmbësorie bisedon me dy të rinj. Sa ushtarë ka rreth nesh që flasin me miqtë e tyre ? Megjithatë, rreth këtij ushtari shumë modest mblidhet gradualisht një rreth i vogël njerëzish ; ushtari flet italisht...