No Image Available

Agim Vinca: Eva e ëndrrave tona

                (Tregim)             Në bibliotekën e qytetit, që gjendej në një rrugicë të qetë jo larg korzos, në një shtëpi të vjetër dykatëshe me çati prej qeramidhesh allaturka e dysheme prej dërrasash bungu, punonin dy gra: Nurija dhe Eva. Që të dyja ishin të bukura e tërheqëse; njëra bjonde, tjetra zeshkane, por Nurija mbahej më të madh e sillej ftohtë me ne, kurse Eva jo: ajo sillej mirë, na priste me buzëqeshje e fjalë të ëmbla; bënte çmos që të na i gjente librat që kërkonim, thua se i vinte keq për ne nxënësit nga fshati, që, edhe pse të veshur keq e të ushqyer dobët, kishim më shumë vullnet për mësim sesa ata djemtë e lazdruar të qytetit… Dhe ndërsa...