Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Gani Mehmetaj: Si mësova për vrasjen e Jusuf Gërvallës
Nga Gani MehmetajVazhdoja shërbimin e detyrueshëm ushtarak në qytetin slloven Kranj, kur mësova për vrasjen e Jusuf Gërvallës. Nga biseda telefonike me babanë në Pejë mora vesh se dje e vranë në Gjermani me të vëllain Bardhoshin e Kadri Zekën. Se si më dukej, nuk isha mësuar të dëgjoja për vrasjen e njerëzve që i njihja, që kishim ndenjur bashkë, kishim pirë kafe, kishim debatuar për art e politik, kur përnjëherë të thonë: “Nuk është më, e vranë”. Një herë ky lajm surreal, i pabesueshëm, sikur s’ka të bëjë me ty, pastaj nis e bindesh se lajmi është i saktë, sidomos nisa ta bind veten se babai nuk më tha kot, ai e dinte që unë kisha punuar me Jusufin në “Rilindje”, e njihte mirë...