Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Dekonspiroi hetimet…” New York Post, artikull për skandalin e Charls McGonigal, zbardhen bisedat me zyrtarin shqiptar
New York Post ka publikuar një artikull për Charles McGonigal, ish-agjentin e kundërzbulimit në FBI në Nju Jork, i cili është përfshirë në një skandal të madh pasi i dha informacion sekret një zyrtari që punonte për kompaninë kineze CEFC, e cila ka lidhje me familjen Biden. Sipas raportit të Zyrës së Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë, kjo rrjedhje informacioni dëmtoi seriozisht hetimin penal të FBI-së ndaj kompanisë dhe drejtuesve të saj. NYP shkruan se në periudhën e hetimeve, qershor 2017, McGonigal u takua me një zyrtar shqiptar, i cili punonte për CEFC-në, dhe i dha informacion në lidhje me hetimin e FBI-së ndaj kësaj kompanie, duke i thënë se po i ndjekin dhe se arrestime mund të jenë në pritje. Një ditë...