Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Izraeli shkatërron një tjetër ndërtesë të lartë teksa ofensiva në qytetin e Gazës intensifikohet
Ushtria izraelite ka shkatërruar një bllok ndërtesash të larta në Qytetin e Gazës, kulla e dytë e madhe që është shënjestruar brenda pak ditësh. Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, postoi një video të shembjes së ndërtesës në platformën X, me mbishkrimin: “Po vazhdojmë”.Lexo edhe :Related Posts Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), të cilat kanë zgjeruar operacionet në Gaza, thanë se Kulla Sussi po përdorej nga Hamasi, një pretendim i mohuar nga grupi militant. Sipas BBC, nuk dihet nëse nga sulmi ka viktima. Përpara sulmit të së shtunës, Izraeli hodhi fletëpalosje duke përsëritur thirrjet për palestinezët që të zhvendoseshin në atë që e quan zonë humanitare në jug. IDF ka inkurajuar vazhdimisht civilët të zhvendosen atje, duke thënë se do të ofrohet kujdes mjekësor, ujë dhe ushqim....