Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Me videon e Metës, Kryemadhi kujton themelimin e LSI-së: 21 vite nga një iniciativë e sinqertë. Aty ku rrëzoheshim, ngriheshim me dinjitet
Monika Kryemadhi, përmes një videomontazhi kujton rrugëtimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, në 21-vjetorin e themelimit. Me videon, ku shfaqet vazhdimisht themeluesi i kësaj partie, Ilir Meta, Kryemadhi uron ditëlindjen e LSI-së. Duke parë pas në kohë, ajo thotë se kanë fituar shumë sfida dhe beteja. “21 vite nga një iniciativë e guximshme, e lirë dhe e sinqertë. Qindra e mijëra të rinj e të reja besuan dhe kontribuan për një realitet të ri dhe të vërtetë. Sfidat e panumërta, betejat e fituara edhe aty ku rrëzoheshim ngriheshim me dinjitet. Urime ditëlindjen LSI-sta”, shkruan Kryemadhi, krahas videos së publikuar në rrjetet sociale. Lëvizja Socialiste për Integrim u krijua në 6 shtator 2004, me sloganin si ‘parti e shpresës , që frymëzoi brezat e rinj për...