Shqiptarë, mësoni anglisht!

Shqiptarë, mësoni anglisht!

EDITORIAL / Në bregdetin tonë, për një kafe “ekspres” mund të të duhet të porositësh anglisht, sepse ai që të shërben është punonjës i huaj, që sapo ka ardhur në vend dhe nuk e di shqipen.Kjo është ironia jonë verore: Shqipëria renditet ndër vendet e fundit në Europë për njohuritë për anglishten (vendi 30 nga 35, sipas EF English Proficiency Index 2024), por tashmë qytetarët vendas, sidomos ata më të moshuar, duhet të kalojnë “testin e B1” për të porositur një kafe, drekë, apo ndonjë shërbim tjetër.Italia dhe Franca — që në këtë indeks janë edhe më poshtë se ne (përkatësisht në vendin e 32 dhe 33 në Europë) — e kanë “zgjidhur” ndryshe: tregu atje e imponon gjuhën vendase. Në frontin e shërbimit, pa...