VIDEO/ Klasi nuk humb kurrë! Ronaldo jep spektakël edhe në moshën 40-vjeçare, shënon dy gola në fitoren e Poetugalisë

VIDEO/ Klasi nuk humb kurrë! Ronaldo jep spektakël edhe në moshën 40-vjeçare, shënon dy gola në fitoren e Poetugalisë

Kristiano Ronaldo vazhdon të mahnisë tifozët e futbollit. Klasi duket se nuk humb kurrë për 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili është një makineri goli edhe në moshën 40-vjeçare. Futbollisti i Al Nasërit ka tundur dy herë rrjetën në fitoren 0-5 të Portugalisë kundër Armenisë. Ronaldo dyfishoi shifrat e takimit në minutën e 21-të, ndërsa në të 46-n shënoi golin e 4-t për Portugalinë. Një gol ky mjaft i bukur i realizuar nga distanca, që të sillte në kujtesë Kristiano Ronaldon e kohës së tij më të artë./Sport Ekspres/