24 orë nën flakë, zjarri përfshin kodrat e Bardhajve në Shkodër

24 orë nën flakë, zjarri përfshin kodrat e Bardhajve në Shkodër

Flakët vijojnë të përfshijnë kodrat e Bardhajve në Shkodër, ndërsa zjarri në këtë zonë është aktiv prej rreth 24 orësh. Pamjet tregojnë përhapjen e flakëve në zonën e pyllëzuar, ndërsa situata vijon të mbetet problematike për shkak të terrenit të vështirë dhe kushteve të favorshme për përhapjen e zjarrit. Në terren janë angazhuar dhjetëra forca të ushtrisë dhe shërbimit zjarrfikës, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll dhe izolimin e vatrave të zjarrit. Sakaq, bëhet me dije se flakët nuk paraqesin rrezik për banorët e zonës.