I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

I jepet lamtumira e fundit ikonës së modës, stilistit Giorgio Armani

Me qindra admirues, miq dhe kolegë u ndanë të shtunën përgjithnjë me stilistin e famshëm italian Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 91-vjeçare. Homazhet u mbajtën në Milano, qyteti ku ai la gjurmën e tij, por që më tej shkeli në mbarë botën me një “elegancë të jashtëzakonshme”, siç u shpreh kryebashkiaku i Milanos, Giuseppe Sala, ndër të parët që u paraqit për këtë rast. “Milanoja është plot me gjurmë të Armanit. Do të jetë e pamundur ta harrojmë,” tha ai, dhe duke kujtuar një telefonatë me të ndjerin nga muaji gusht, u shpreh: “Më tha ‘E kuptoj që është një moment i vështirë. Ka gjithmonë diçka pozitive tek momentet e vështira. Miqtë e vërtetë e tregojnë veten. Unë jam miku yt i...