Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
U dënua për një vrasje që s’e kishte kryer, burri lirohet nga burgu pas 27 vitesh
Brian Hooper kaloi gati 30 vite në burg për një vrasje që nuk e kishte kryer, por e vërteta më në fund doli në pah falë rrëfimit të një gruaje, e cila këtë vit pranoi fajësinë për krimin. Hooper u lirua të enjten, pasi kishte kaluar 27 vite në një burg në Colorado, për një vrasje që në fakt ishte kryer nga një grua, e cila e kishte fajësuar atë. Në vitin 1998, një juri e shpalli fajtor Hooper-in për vrasjen e 77-vjeçares Ann Prazniak. Policia gjeti trupin e Prazniak në prill të vitit 1998, të fshehur në një kuti kartoni brenda një dollapi në apartamentin e saj në Minneapolis. Trupi ishte mbështjellë me qese plehrash, batanije dhe çarçafë. Dënimi i Hooper-it, i cili u...