“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën!

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën!

Në të parën intervistë televizive, pas kthimit nga Kina, ku përkrah Xi Jinping, Vladimir Putin dhe Kim Jong Un mori pjesë në paradën ushtarake në Pekin, Aleksandër Vuçic është rikthyer të flasë me shqetësim për aleancën ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. Sipas tij “armiku” i përbashkët i këtij boshti ushtarak është Serbia dhe lidhja e aleancave të tilla në Ballkan për Vuçiç nuk është gjë e lehtë për Beogradin, pasi siç ai nënvizoi “kemi përvoja negative nga vitet 90’”. “Ata mendojnë se kanë të drejtë të ndërhyjnë në punët tona. Kur bën një aleancë me kroatët, është e qartë kundër kujt po e bën atë, sigurisht jo kundër austriakëve. Ne duhet të reagojmë me durim, me durim dhe qetësi, për të forcuar pozicionet tona...