Anglia kursehet me Andorrën, Serbia kalon në Letoni

Anglia kursehet me Andorrën, Serbia kalon në Letoni

Në ditën kur Shqipëria ka pushim, dy rivalet e Grupit K kualifikues për Kupën e Botës Anglia dhe Serbia i bënë mirë detyrat e tyre. Filimisht serbët në orën 15:00 fituan në Riga me Letoninë 0-1 falë një goli të shënuar nga Vlahoviç në pjesën e parë. ndërkohë Tre Luanët e teknikut Tomas Tuhel realizuan fitoren e katërt radhazi në po aq ndeshje. Këtë herë në Birmingam anglezët mposhtën Andorrën 2-0 duke ecur të sigurtë drejt vendit të parë. Ndërkaq Shqipëria zbret në fushë të martën në orën 20:45. Në Air Albania Stadium’ kuqezinjtë takohen me Letoninë me misionin e vetëm, tri pikë. Po këtë ditë Serbi- Angli në Beograd./Sportiim.al/ Vazhdo leximin