Nga Ervis Çela tek Franc Çopja, Lala: Si grupet kriminale të goditura së fundmi pastronin paratë…

Nga Ervis Çela tek Franc Çopja, Lala: Si grupet kriminale të goditura së fundmi pastronin paratë…

Gazetarja Klodiana Lala, ka zbuluar detaje nga operacionet e fundit kundër grupeve kriminale në vend. Ajo tha se figura të njohura si Ervis Çela, Franc Çopja dhe ‘Cinco’ ishin pjesë e rrjeteve të fuqishme të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas Lalas, këto grupe pastronin paratë përmes investimeve në lingota ari, kriptomonedha dhe bizneseve të ligjshme. Hetimet kanë nxjerrë në dritë lidhje mes bandave shqiptare dhe organizatave të mëdha në Amerikën Latine. “Ata bënin jetë luksoze, ndërsa pasurinë e fshihnin në mënyra kreative si groposje nën ullinj apo në kriptovaluta”, – deklaroi Lala. Klodiana Lala: Operacioni i fundit kishte të bënte me goditjen e grupeve të narko-trafikut. Ervis Çela ishte nën shënjestër, një person i dënuar për vrasje. Ishte larguar në Paraguay shumë vite më parë,...