Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA arrestoi qindra koreanë në kompaninë e Hyundait, Seuli reagon në mënyrë urgjente: Përgjegjësi e madhe
Qeveria e Koresë së Jugut ka mbajtur një takim urgjent pas arrestimit të 475 personave, kryesisht shtetas koreano-jugorë, gjatë një bastisjeje të madhe nga autoritetet amerikane të imigracionit në një fabrikë të përbashkët të Hyundai dhe LG Energy Solution në Georgia, SHBA. Ministri i Jashtëm koreano-jugor, Cho Hyun, deklaroi se ndiente “një ndjenjë të madhe përgjegjësie” për arrestimet dhe njoftoi ngritjen e një ekipi të posaçëm ndërinstitucional për të menaxhuar krizën. Ai nuk përjashtoi mundësinë e një udhëtimi në Uashington për bisedime direkte me zyrtarët amerikanë. LG Energy Solution, bashkë-operatore e fabrikës, deklaroi se po pezullon shumicën e udhëtimeve të biznesit drejt SHBA-së dhe se punonjësit me detyrë atje do të kthehen menjëherë në Korenë e Jugut. Kompania tha gjithashtu se po punon për lirim...