Përdhunimi i turistes italiane/ Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet kur autori bisedon me 18-vjeçaren në shëtitoren e Plazhit, më pas largohen drejt bregut

Përdhunimi i turistes italiane/ Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentet kur autori bisedon me 18-vjeçaren në shëtitoren e Plazhit, më pas largohen drejt bregut

Kamerat e sigurisë në shëtitoren e Plazhit në Durrës kanë filmuar momentet kur Leonardo Preza i afrohet turistes italiane, me të cilën më vonë abuzoi seksualisht. Në pamjet e siguruara nga Top Channel, duket 26-vjeçari që flet me 18-vjeçaren. Më pas, largohet dhe rikthehet sërish, duke ftuar turisten të shkojnë bashkë drejt bregut, në shezlongët e plazhit. Dyshohet se 26-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, ka abuzuar seksualisht me adoleshenten. Menjëherë pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mënd në lidhje me përdhunuesit. Në bazë të kallëzimit të saj, por edhe dëshminë së një personi që kishte parë ngjarjen, janë gjetur pamjet në kamerat e sigurisë dhe është identifikuar përdhunuesi....