‘Heshtja shtetërore po vret pacientët’, Shehu denoncon: Mjekët realizojnë transplantin e parë të palcës, qeveria zero kontribut

‘Heshtja shtetërore po vret pacientët’, Shehu denoncon: Mjekët realizojnë transplantin e parë të palcës, qeveria zero kontribut

Në një reagim në rrjetin social Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, është shprehur se suksesi i parë në realizimin e një autotransplanti të palcës kurrizore në QSUT, është një dëshmi e aftësisë dhe përkushtimit të mjekëve shqiptarë, që po veprojnë në kushtet e një braktisjeje totale nga ana e qeverisë. Në deklaratën e tij, Shehu ngre alarmin për indiferencën e qeverisë ndaj nevojave jetike të pacientëve dhe mungesën e çdo vizioni shtetëror për zhvillimin e transplantologjisë në Shqipëri. Në vijim, ai e konsideron mungesën e angazhimit institucional si jo vetëm papërgjegjësi, por një akt të rëndë moralisht dhe politikisht, që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Postimi i plotë: Transplanti i palcës, impenjimi i specialistëve tanë përballë indiferencës së Qeverisë. Së pari, dëshiroj...