Bastiset fabrika e Hyundai-t në SHBA: Qindra punëtorë arrestohen për punë të paligjshme

Bastiset fabrika e Hyundai-t në SHBA: Qindra punëtorë arrestohen për punë të paligjshme

Qindra punëtorë që u arrestuan gjatë një bastisjeje të madhe në një fabrikë të Hyundai-t në SHBA kishin shkelur rregullat e vizave të tyre turistike. Shërbimi i Imigracionit dhe Doganave (ICE) njoftoi se 475 persona, të cilët ishin kryesisht shtetas koreano-jugorë, u kapën duke punuar në mënyrë të paligjshme në një fabrikë baterish të kompanisë Hyundai në shtetin e Xhorxhias. “Personat me viza afatshkurtra ose për qëllime turistike nuk janë të autorizuar të punojnë në SHBA”, tha ICE, duke theksuar se bastisja ishte e nevojshme për të mbrojtur vendet e punës për amerikanët. Punëtorët e arrestuar po mbahen në një qendër të ICE-së, ndërsa pritet të vendoset për transferimin e tyre. Më shumë se 300 prej tyre raportohet se janë shtetas koreanë, shkruan BBC. Kompania...