Një mundësi në dorë! Pasuria e fshehur, 500 milionë ton naftë të pashfrytëzuar në Shqipëri

Një mundësi në dorë! Pasuria e fshehur, 500 milionë ton naftë të pashfrytëzuar në Shqipëri

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pro Business” në Tv Klan, Prof. Dr. Fatmir Shehu, ish-Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Naftës, tha se në përgjithësi industria e naftës dhe gazit në Shqipëri ka përjetuar një rënie të konsiderueshme në kapacitetin prodhues dhe kualifikimin e specialistëve që nga vitet ’90. “Industria e naftës dhe gazit në vendin tonë pas viteve ’90 nuk pati progres, përkundrazi ka regres në organizim, në kërkime, ka regres në prodhim dhe kualifikim. Gjithashtu, regres ka ndodhur dhe në humbjen e kualifikimeve, çka e bën katastrofike për mendimin tim, sepse ne krijuam shkollën shqiptare të hidrokarbureve”, u shpreh Shehu. Për të rikthyer industrinë e naftës në gjurmët e duhura, Fatmir Shehu thekson se e ardhmja varet nga politika që...