KU’Fest mbyll edicionin e dytë: Çmimi “Sefedin Nuredini” i jepet aktorit Adrian Aziri

KU’Fest mbyll edicionin e dytë: Çmimi “Sefedin Nuredini” i jepet aktorit Adrian Aziri

Në Kumanovë u përmbyll edicioni i dytë i Festivalit të Teatrove KU’Fest, i cili u zhvillua nga 1 deri më 5 shtator 2025, duke mbledhur në një skenë trupa teatrore nga trevat shqiptare dhe më gjerë. Ky manifestim kulturor solli para publikut shfaqje të ndryshme, të mbushura me mesazhe artistike dhe emocione të forta. Çmimi kryesor i festivalit, “Sefedin Nuredini”, i’u nda aktorit Adrian Aziri nga Teatri i Tetovës për rolin e tij në shfaqjen “Pacienti i Doktor Frojdit”. Juria profesionale në përbërje të Drita Kaba Karaga, Senad Abduli dhe Goran Iliq ndau edhe çmime të tjera: Aktori më i mirë në rol dytësor: Bleron Hevziu (“Qeni i Baskervillëve”, Teatri “Faruk Begolli” – Prishtinë) Aktorja më e mirë në rol dytësor: Keti Donçevska Iliç (“Kaligulla”,...