Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Shqipëri, nis Festivali Evropian i Filmit për të Rinj (TEYFF)
Në Tiranë ka nisur edicioni i tretë i Festivalit Evropian të Filmit për të Rinj (TEYFF), i cili do të zgjasë deri më 10 shtator. Ceremonia e hapjes u mbajt në ambientet e Qendrës së Artit “Agimi”, duke sjellë pranë publikut një program të pasur me krijime filmike nga vende të ndryshme evropiane. Në këtë festival marrin pjesë regjisorë të rinj nga Kosova, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Bullgaria, Polonia, Italia dhe Suedia, të cilët prezantojnë filmat e tyre të parë ose të dytë. Një nga momentet e veçanta të programit është shfaqja e filmit “Shtëpia pa adresë” të regjisores turke Hatice Aşkın, që do të projektohet më 8 shtator nën kujdesin e Institutit “Yunus Emre”-Tiranë. TEYFF, i nisur për herë të parë në vitin...