Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Mundi 3-0 Real Madrid, reagon Arteta: Një nga ndeshjet më të mira të karrierës time
9 Prill 2025 8:19 Telesport Arsenal arriti një fitore të madhe 3-0 ndaj Real Madrid në “Emirates”, në çerekfinalen e parë të Champions League. Një rezultat që askush nuk e kishte menduar para fillimit të ndeshjes. Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, duke komentuar këtë rezultat u shpreh i kënaqur: “Një nga netët më të mira të karrierës sime. Ne kurrë nuk e kemi bërë atë hap shtesë në këtë kompeticion. Kjo ndeshje ishte e pabesueshme.” Protagonist ishte Declan Rice me dy gola. “Ky është futbolli. Ne nuk kemi shënuar gol nga një goditje dënimi që nga viti 2021 me Odegaard. Madje edhe Rice nuk kishte shënuar kurrë ashtu”. “Ndaj Real luajtëm në një nivel të jashtëzakonshëm dhe kjo është arsyeja pse e fituam ndeshjen. E...