Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Përdhunimi i turistes, mediat italiane raportojnë ngjarjen e rëndë në plazhin e Durrësit: 18-vjeçarja u përpoq të mbrohej, i riu abuzoi me të
Përdhunimi i turistes italiane nga një 26-vjeçar në qytetin e Durrësit është raportuar në mediat italiane. Corriere della Sera citon policinë shqiptare, që njoftoi se Campagna Lupia ndodhej në një shezlong pranë një hoteli në orën 05:25 minuta, kur Leonard Peza abuzoi seksualisht me të. Ajo ka treguar në polici se gjatë kësaj kohe i është afruar një person i panjohur, i cili e ka sulmuar dhe megjithë tentativat e saj për t’u mbrojtur ai e ka përdhunuar e më pas ai është larguar. Menjëherë, pas ngjarjes vajza ka shkuar të bëjë denoncimin, ku ka treguar të gjitha të dhënat që mbante mend në lidhje me përdhunuesin. Vajza tha se u përpoq t’i rezistonte dhunës, por nuk mundi ta ndalonte. I arrestuari, duke folur me...